AEK
Kampionët e Superligës së Greqisë, AEK do të luajë në fazën Play-Off të Champions League kundër Levski Sofia. Klubi nga Athina, përmes postimit në rrjetet sociale ka publikuar listën me lojtarët e thirrur për këtë përballje.
Mes emrave, nuk mungojnë dy futbollistët e Kombëtares shqiptare. Fjala është për portierin Thomas Strakosha dhe mbrojtësin e krahut Stavro Pilo.
Si Strakosha dhe Pilo, janë futbollistë titullar te AEK, nën drejtimin e trajnerit serb Marko Nikolic. Precedenti i fundit që verdhezinjtë nga Greqia kanë qenë pjesë në grupet e Champions League, vjen nga sezoni 2018-2019, ku u gjend së bashku me Bayern Munich, Ajax dhe Benfica-n, e mbyllur me 0 pikë.
View this post on Instagram
Poll






