Më 26 tetor të këtij vitit do të mbahet ceremonia e edicionit të 70-të e çmimit prestigjioz në botë, ajo e “Topit të Artë”. Në këtë ceremoni do të ndahen vlerësimet për performancat më të mira që janë zhvilluar në edicionin e kaluar.
Çmimet përfshijnë lojtarin më të mirë, trajnerin më të mirë, talentin e vitit si dhe për klubin më të mirë, në të dyja kategoritë, për femrat dhe meshkujt.
Më poshtë do t’iu njohim me kandidatët që janë nominuar për çmimin e lojtarit më të mirë, të cilët do t’i nënshtrohen edhe procesin të votimit nga gazetarët e gjitha vendeve të botës për trofeun më të lakmuar personal.
Ajo çfarë vihet re është dominimi i "frikshëm" i futbollistëve të Paris Saint Germanin, ku përmenden Dembele, Kvaratskhelia, Nuno Mendes, Vitinha, Hakimi, Marquinhos dhe Joao Neves. Po ashtu, spikat prania e Leo Messit, i cili mposht edhe rivalin e tij Cristiano Ronaldon që nuk paraqitet në listë.
Ndryshe nga sa është zhvilluar zakonisht në Paris të Francës, këtë herë kjo ceremoni do të mbahet në Londër të Anglisë. Kjo ngjarje e rëndësishme shënon gjithashtu edhe 70-vjetorin e themelimit të “Topit të Artë”, çfarë e bënë akoma dhe më të veçantë nisjen e kësaj ceremonie.
KANDIDATËT:
Jude Bellingham
Angli, Real Madrid.
52 ndeshje, 15 gola, 6 aiste.
Trofe: Asnjë
Pau Cubarsi
Spanjë, Barcelona.
62 ndeshje, 1 gol, 2 asiste.
Trofe: Kupa e Botës, LaLiga, Superkupa e Spanjës
Marc Cucurella
Spanjë, Chelsea/Real Madrid.
65 ndeshje, 2 gola, 7 asiste.
Trofe: Kupa e Botës
Ousmane Dembele
Francë, PSG.
51 ndeshje, 26 gola, 14 asiste.
Trofe: Champions League, Kupa Interkontinentale, Superkupa e Europës, Ligue 1, Superkupa e Francës
Luis Diaz
Kolumbi, Bayern Munich.
66 ndeshje, 30 gola, 23 asiste.
Trofe: Bundesliga, Kupa e Gjermanisë, Superkupa e Gjermanisë
Bruno Fernandes
Portugali, Manchester United.
51 ndeshje, 13 gola, 25 asiste.
Trofe: Asnjë
Gabriel
Brazil, Arsenal.
59 ndeshje, 4 gola, 6 asiste.
Trofe: Premier League.
Erling Haaland
Norvegji, Manchester City.
64 ndeshje, 58 gola, 11 asiste.
Trofe: FA Cup, EFL Cup.
Achraf Hakimi
Marok, PSG.
49 ndeshje, 4 gola, 17 asiste.
Trofe: AFCON (pritet të vendoset në CAS) Champions League, Superkupa e Europës, Ligue 1, Superkupa e Francës
Harry Kane
Angli, Bayern Munich.
65 ndeshje, 73 gola, 8 asiste.
Trofe: Bundesliga, Kupa e Gjermanisë, Superkupa e Gjermanisë
Khvicha Kvaratskhelia
Gjeorgjia, PSG
57, 24 gola, 10 asiste.
Trofe: Champions League, Kupa Interkontinentale, Superkupa e Europës, Ligue 1, Superkupa e Francës
Lamine Yamal
Spanjë , FC Barcelona
57 ndeshje, 25 gola, 20 asiste.
Trofe: Kupa e Botës, Liga, Superkupa e Spanjës
Sadio Mane
Senegal, Al-Nassr.
55 ndeshje , 24 gola, 13 asiste.
Trofe: Saudi Pro League (kampionati arab)
Marquinhos
Brazil, PSG.
43 ndeshje, 2 gola, 0 asiste.
Trofe: Champions League, Kupa Interkontinentale, Superkupa e Europës, Ligue 1, Superkupa e Francës.
Lautaro Martinez
Argjentina, Inter.
55 ndeshje, 30 gola, 10 asiste.
Trofe: Serie A, Kupa e Italisë.
Kylian Mbappe
Francë, Real Madrid.
60 ndeshje, 58 gola, 13 asiste.
Trofe: Asnjë.
Nuno Mendes
Portugali, PSG.
53 ndeshje, 7 gola, 8 asiste.
Trofe: Champions League, Intercontinental Cup, European Super Cup, Ligue 1, French Super Cup.
Lionel Messi
Argjentina, Inter Miami
49 ndeshje, 45 gola, 30 asiste.
Trofe: MLS (kampionati amerikan)
Joao Neves
Portugali, PSG
49 ndeshje, 11 gola, 4 asiste.
Trofe: Champions League, Kupa Interkontinentale, Ligue 1, Superkupa e Francës.
Michael Olise
Francë, Bayern Munich.
69 ndeshje, 27 gola, 35 asiste.
Trofe: Bundesliga, Kupa e Gjermanisë, Superkupa e Gjermanisë.
Willian Pacho
Ekuador, PSG.
56 ndeshje, 2 gola, 1 asist.
Trofe: Champions League, Kupa Interkontinentale, Superkupa e Europës, Ligue 1, Superkupa e Francës.
Julian Quinones
Meksikë, Al-Qadsiah.
46 ndeshje, 41 gola, 5 asist.
Trofe: Asnjë.
Declan Rice
Angli, Arsenal.
69 ndeshje, 8 gola, 14 asiste.
Trofe: Premier League.
Rodri
Spanjë, Manchester City/FC Barcelona.
46 ndeshje, 2 gola, 0 asist.
Trofe: Kupa e Botës, FA Cup, EFL Cup.
Fabian Ruiz
Spanjë, PSG.
45 ndeshje, 3 gola, 6 asiste.
Trofe: Kupa e Botës, Champions League, Kupa Interkontinentale, Superkupa e Europës, Ligue 1, Superkupa e Francës.
William Saliba
Francë, Arsenal.
60 ndeshje, 1 gol, 1 asist.
Trofe: Premier League.
Ferran Torres
Spanjë, FC Barcelona/PSG.
65 ndeshje, 25 gola, 7 asiste.
Trofe: Kupa e Botës, LaLiga, Superkupa e Spanjës.
Dayot Upamecano
Francë, Bayern Munich.
58 ndeshje, 2 gola, 4 asiste.
Trofe: Bundesliga, Kupa e Gjermanisë, Superkupa e Gjermanisë.
Vinícius Jr.
Brazil, Real Madrid.
66 ndeshje, 28 gola, 16 asiste.
Trofe: Asnjë.
Vitinha
Portugali, PSG .
64 ndeshje, 7 gola, 10 asiste.
Trofe: Champions League, Kupa Interkontinentale, Superkupa e Europës, Superkupa e Francës.






