Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

ZYRTARE/ U shit miliona euro në Angli, sulmuesi bën rikthimin e bujshëm te Leverkusen

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ U shit miliona euro në Angli, sulmuesi bën rikthimin e
Florian Wirtz & Moussa Diaby

Moussa Diaby është futbollisti më i ri i Bayer Leverkusen. Sulmuesi 27-vjeçar vendosi që të largohej nga Al-Ittihad, për t’u rikthyer sërish me fanellën e “Aspirinave”.

Me Leverkusen, francezi ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2031. Ndërsa për të siguruar shërbimet e tij, klubi gjerman ka shpenzuar 30 milionë euro.

Një rikthim i bujshëm për Diaby në Bundesligën gjermane, ku ka luajtur pikërisht me Leverkusen. Me këta të fundit, francezi ka luajtur nga viti 2019 deri në vitin 2023.

Pikërisht në vitin 2023, Leverkusen e shiti Diaby në Angli te Aston Villa për 55 milionë euro. Megjithatë, francezi nuk ia doli të magjepste dhe pas aventurës në Arabinë Saudite, kryen këtë rikthim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bayer 04 Leverkusen (@bayer04fussball)

Poll

Lexo gjithashtu