Bayern Munich
Mesfushori qendror Bara Sapoko Ndiaye është lojtari më i ri i Bayern Munich. Klubi bavarez ka marrë vendimin për t’a marrë në gjririn e saj talentin nga Senegali.
Ai u afrua me “formulë” huazimi te “rekordmenët” e Gjermanisë vetëm gjatë merkatos dimërore, por duket se ka bindur drejtuesit për ta integruar te ekipi i parë.
Vlera e Sapoko Ndiaye arrin deri në 4 milionë euro sipas “Transfermarkt”, ndërsa në sezonin 2025-2026, zhvilloi 4 paraqitje me Bayern në Bundesligë.
Klubi më i titulluar në tokën gjermane ende nuk ka gjetur zëvendësues për rolin që mban titullari Harry Kane dhe me këtë qasje, vështirë se ketë afrime “big” në majë të sulmit, gjë e cila po vështrohet me skepticizëm nga tifozët.
Poll






