Marcos Alonso, Marc Guiu & Gavi
Marc Guiu është futbollisti më i ri i RB Leipzig. Sulmuesi 20-vjeçar vendosi që të largohej nga Chelsea, për të nisur një aventurë të re në Bundesligën gjermane.
Me klubin e ri, spanjolli ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2031. Ndërsa për të siguruar shërbimet e tij, klubi gjerman shpenzoi 15 milionë euro.
Kujtojmë se Guiu është një “prodhim” i akademisë së Barcelonës. Më vonë, sulmuesi 20-vjeçar ka mbajtur veshur fanellën e Chelseat dhe të Sunderland, në Angli.
View this post on Instagram
Poll






