Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

ZYRTARE/ Dortmundi godet në merkato, transferon mesfushorin e Holandës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Dortmundi godet në merkato, transferon mesfushorin e Holandës
Joey Veerman

Joey Veerman është futbollisti më i ri i Borussia Dortmund. Mesfushori 27-vjeçar vendosi që të largohej nga PSV Eindhoven, për të nisur një aventurë të re në Bundesligën gjermane.

Me klubin e ri, holandezi ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2031. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, gjermanët kanë shpenzuar 22 milionë euro.

Kujtojmë se Veerman e ka nisur karrierën e tij në Holandë me RKAV. Ndërsa më vonë është aktivizuar edhe me Volendam, Heerenveen dhe PSV, teksa ka edhe 16 ndeshje me kombëtaren e Holandës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Borussia Dortmund (@bvb09)

Poll

Lexo gjithashtu