Momenti kur shënohet goli
Augsburg është duke fituar momentalisht përballë Bayern Munich, 1-0, në ndeshjen e vlefshme të javës së 5-të të Bundesliga-s gjermane.
Kanë mjaftuar vetëm 6 sekonda, ku portieri i bavarezëve Manuel Neuer gaboi gjithçka në topin e marrë nga mesi i fushës sapo ndeshja startoi.
Robin Fellhauer përfitoi nga ky çast ku topi fillimisht iu përplas në trup dhe më pas u nis drejt portës së boshatisur për ta dërguar në fundin e rrjetës.






