Në fitoren e Borussia Dortmund ndaj Hamburg me rezultatin 2-0, sulmuesi Samuele Inacio u bë objekt diskutimi pas përfundimit të sfidës.
18-vjeçari u aktivizua në minutën e 74-t të takimit, por u ndëshkua me karton të kuq në 77-të pas një ndërhyrje të fortë ndaj Gronbaek. Gjatë rrugës për në dhomat e zhveshjes ai reagoi ashpër duke përplasur shishen e ujit në murin përpara tij.
Deri në këtë pikë asgjë nuk është e pazakontë, po shishja u hodh në drejtim të logos së skuadrës. Ky gjest nuk është pritur dhe aq mirë nga tifozët verdhezinjë. Për gjestin ka reaguar dhe legjenda gjermane, Lothar Mattheus, i cili deklaroi se dënon më shumë gjestin e kryer se sa faullin e shkaktuar.
"E konsideroj atë gjest edhe më të keq se faulli. Është stema e klubit, thjesht nuk e bën dot atë."
Gjesti i Samuele Inacio-s






