Ngrihet sipari për sezonin e ri futbollistik në Bundesliga për vitin 2026-2027. Kampionët e Bayern Munich fituan me rezultatin 5-1 në përballjen kundër Stuttgart e luajtur në stadiumin “Alianz Arena”.
Goleadën për bavarezët e hapi mbrojtësi Dayot Upamecano në minutën e 21-të dhe më pas u pasua nga goli i Michael Olise në minutën e 55-të, autogoli i Joshua Vagnoman në minutën e 57-të, Aleksandar Pavlovic në minutën e 82-të dhe në fund e mbylli Luiz Diaz në minutën e 92-të.
Për Stuttgart shënoi vetëm Joshua Vagnoman në minutën e 52-të duke mos e vënë më aspak në vështirësi ekipin e Bayer Munich. Me këtë fitore bavarezët e nisin nga aty ku e mbyllën sezonin e kaluar duke treguar forcën e përhershme.
Goli i Dayot Upamecano
Goli i Josha Vagnoman
Goli i Michael Olise
Autogpli i Josha Vagnoman
Goli i Michael Olise
Goli i Luiz Diaz






