Dortmund dhe Werder Bremer janë ndalur në barazimin 2-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Bundesligas. Edhe pse verdhezinjtë ishin në avantazhin e dyfishtë, falë dy golave të shënuar nga Svensson dhe Schlotterbeck, gjithçka mori tjetër rrjedhë në harkun e 4 minutave.
Ishte fillimisht Reis që ngushtoi diferencat, përpara se Fullkrug, ish-sulmuesi i Milanit, të barazonte gjithçka në limite. Me këtë rezultat, Dortmund mban ende kryesimin, por rrit shanset e Bayern Munich për t'u afruar me kreun.
Bavarezët luajnë nesër përballë Augsburg në transfertë, sfidë e cila do të nisë prej orës 15:30. Në rast se ekipi i Vincent Kompany ia del të marrë pikët e plota, do të shkonin në të njëjtën kuotë pikësh me rivalët e përbetuar.
Goli i Svensson (Dortmund 1-0 Werder Bremer)
Goli i Schlotterbeck (Dortmund 2-0 Werder Bremer)
Goli i Reis (Dortmund 2-1 Werder Bremer)






