Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Unazë të personalizuar, yjet e Bayernit marrin shpërblimin special pas fitimit të dy trofeve

Shkruar nga NEWSPORT
Unazë të personalizuar, yjet e Bayernit marrin shpërblimin
Unaza e personalizuar për lojtarët e Bayern Munich

Unazë të personalizuar për kampionët e Gjermanisë. Futbollistët e Bayern Munich kanë marrë një dhuratë të veçantë nga marka e njohur globale “Trophy By Gassan” e cila merret kryesisht me krijimin unik të unazave luksoze.

Në foton e shpërndarë nga mediumi i njohur sportiv “433”, shihen Harry Kane, Serge Gnabry dhe Jonathan Tah të cilët marrë dhuratat nga marka prestigjioze botërore, sikurse dhe pjesa tjetër e lojtarëve.

Veçantia e kësaj unaze të personalizuar qëndron pikërisht tek detajet specifike që përfshijnë në cepin e saj emrat e secilit prej lojtarëve, stemën e klubit bavarez në qendër dhe poshtë shënimi “Double Sieger” (dy trofetë e fituar brenda në sezoni në Gjermani).

Kujtojmë se Bayern Munich fitoi sezonin e kaluar titullin e 35-të në Bundesliga si dhe Kupën e Gjermanisë. Nën drejtimin e Vincent Kompany, skuadra theu dhe rekordin sa i përket numrit të golave të shënuar në kampionat, plot 122 gola të shënuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu