Elversberg pret sonte Bayern Munich, në ndeshjen vlefshme për javën e tretë të Bundesliga-s. Sfida e cila do të luhet në “Waldstadion Kaiserlinde” do të nisë prej orës 17:30.
Pritësit e këtij dueli kanë një histori të veçantë, sa i takon prejardhjes së tyre. Qyteti prej nga vjen kjo skuadër pozicionohet në një bashki në jug të Saarlandit që ka vetëm 13 mijë banor. Ndryshe, qyteti më i vogël që ka pritur ndonjëherë një ekip të Bundesliga-s.
Sa i takon rrugëtimit, Elversberg, i themeluar në vitin 1907, ka funksionuar fillimisht si një ekip amator. Duke ngjitur “shkallët” e renditjes një nga një, kjo skuadrër shkaktoi befasinë më të madhe në sezonin 2022/23 duke eliminuar Leverkusen, suksesi më i madh në historinë e tyre, fitore 4-3 në raundin e parë të DFB Pokal.
Në sezonin 2024-2025, Elversberg u ngjit në Bundesliga-n 2, ndërsa sezonin pasardhës, pra atë 2025/26 u ngjit në elitë. Momentalisht, skuadra numëron 6 pikë dhe renditet në vendin e 5-të. Dy fitore të arritura përballë Borussia Monchengladbach dhe Bayer Leverkusen, kjo e fundit një nga pretendentet.






