Në merkaton e kaluar, Michael Olise shihej shumë pranë transferimit te Real Madrid. Mirëpo, transferimi i tij u bllokua nga Bayern Munich që dha edhe përgjigjen e prerë që sulmuesi francez nuk është në shitje.
Mirëpo, edhe pasi “dritarja” e transferimit u mbyll, çështja e Olise brenda kampit bavarez mbetet akoma e hapur, kjo për shkak se lojtari ende nuk ka dhënë një përgjigje mbi zgjatjen e kontratës. Kjo ka bërë që drejtuesit e Bayern, siç raporton “Bild”, t’i vendosin ultimatum anësorit duke i dhënë afat deri në merkaton e verës për të bërë një zgjedhje për të ardhmen.
Kofuzioni i Olises ka nxitur kampionët e Gjermanisë ta shohin më me kujdes të ardhmen e sulmuesit, i cili ka pretenduar një klauzolë lirimi në çdo marrëveshje të re, diçka që nuk “përqafohet” nga Bayern Munich.






