Ylli i Bayern Munich, Jamal Musiala, ka reaguar përmes një deklarate publike për të qetësuar tifozët pas dy episodeve të fundit në ndeshjet ndaj Leipzig dhe Heidenheim, ku ai u rrëzua në fushë duke ngritur shqetësim për gjendjen e tij fizike.
Musiala u shpreh tejet mirënjohës për të gjitha mesazhet dhe mbështetjen e tifozëve, duke dashur t'i japë fund shqetësimeve të tyre. Ai shpjegoi dhe shkakun e këtyre rrëzimeve të papritura në fushë pas egazaminimeve të kryera.
“Jam mirë! Mbi të gjitha, jam jashtëzakonisht mirënjohës për të gjitha mesazhet dhe mbështetjen tuaj! E kuptoj që shumë prej jush jeni të shqetësuar. Sot dua t'i jap fund këtyre shqetësimeve dhe të shpjegoj pak më shumë rreth situatës sime.
Jam diagnostikuar me episode të shkurtra dhe të përkohshme mungese vëmendjeje (kriza absencë) që trajtohen lehtësisht, të shkaktuara nga një disfunksion neurologjik.
Këto mund të çojnë në momentet që kanë ndodhur së fundmi, si kundër Leipzigut dhe tani në Heidenheim. E di që në pamje të parë mund të duken të frikshme por për mua, ato aktualisht janë thjesht pjesë e jetës sime të përditshme.
Po marr kujdesin më të mirë të mundshëm mjekësor në këtë drejtim dhe jam shumë optimist. Bayern dhe njerëzit e më të afërt janë gjithmonë pranë meje dhe më mbështesin në këtë rrugëtim.
Ajo që është e rëndësishme është se nuk ka ndonjë rrezik shtesë për shëndetin përtej kësaj.
Ishte dëshira ime personale për ta përballuar këtë sfidë dhe, me miratimin e specialistëve neurologë, për të vazhduar të bëj atë që më ndihmon më shumë në rikuperimin tim: thjesht të jetoj jetën time të përditshme dhe të vazhdoj të ndjek pasionin tim për të luajtur futboll.
Unë kam marrë përgjegjësinë për këtë vendim. Në përgjithësi, kam një ndjesi shumë të mirë dhe jam në një rrugë të mbarë. Ajo që më ndihmon më shumë gjatë kësaj rruge është të vazhdoj të kërkoj fitore dhe tituj me skuadrën time, me mbështetjen tuaj të pabesueshme.
Shpresoj se kjo t'ju ndihmojë të më kuptoni më mirë. Në të njëjtën kohë, do të doja të vazhdoj ta mbaj këtë çështje brenda rrethit të njerëzve të meje të besuar, klubit dhe ekspertëve. Faleminderit shumë!", ishin fjalët e talentit gjerman.
Tani mbetet për të parë nëse 23-vjeçari do të ketë përmirësime pas dy episodeve shqetësuese për të por edhe për klubin bavarez.
View this post on Instagram






