Harry Kane dhe Erling Haaland
Sipas raportimeve të fundit nga “mjeshtri” i gazetarisë sportive, Fabrizio Romano, Bayern Munich ka marrë vendimin për “pykën” edhe në sezonet pasuese.
Edhe pse u përfol për transferimin e bujshëm të Erling Haaland në “Allianz Arena”, kjo “pistë” ka mbetur vetëm në “letër”.
Bordi i gjigantëve nga Mynihu ka vendosur t’i besojë Harry Kane.
Jo vetëm kaq, por palët kanë rënë dakord për kontratën e re, pagën, bonuset dhe klauzolën. 33-vjeçari anglez numëron 154 ndeshje me Bayern, të përkthyera me 152 gola dhe 34 asistime, statistika “anormale”.
View this post on Instagram






