Jamal Musiala ka shqetësuar Bayern Munich gjatë miqësores ndaj Leipzig, të fituar nga bavarezët me rezultatin 3-1.
Në minutën e 85-të, Musiala u rrëzua në fushë, duke bërë që lojtarët e të dyja skuadrave të mblidheshin pranë tij. Në fushë u fut edhe barela, ndërsa shokët e skuadrës e ndihmuan mesfushorin gjerman të largohej nga situata.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, Musiala kishte shfaqur marramendje dhe frymëmarrjen, ndërsa dyshohet se për një moment kishte humbur ndjenjat për shkak të temperaturave të larta.
Megjithatë, ekzaminimet e para mjekësore nuk kanë evidentuar ndonjë problem serioz. 23-vjeçari pritet të pushojë për disa ditë, ndërsa gjendja e tij do të monitorohet nga stafi mjekësor i Bayern Munich.
Jamal Musiala, Leipzig maçında sıcak hava nedeniyle baygınlık geçirdi.
— 23 DERECE (@yirmiucderece) August 15, 2026
Müdahalesinin ardından oyuna devam edemeyen yıldız futbolcu soyunma odasına götürüldü. pic.twitter.com/mjhCnoz9Q0






