Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

E PAPRITUR/ Dështon kalimi i Fisnik Asllanit te rivali i Bayern Munich, 25 milionë euro shkojnë “dëm”

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Dështon kalimi i Fisnik Asllanit te rivali i Bayern Munich, 25
Fisnik Asllani

E çuditshme për të kuptuar se çfarë ndodhi, por transferimi i sulmuesit shqiptar të Kosovës, Fisnik Asllani te Leipzig ka dështuar.

Gjithçka ishte gati e përfunduar, Hoffenheim dhe “Demat” nga Bundesliga gjermane kishin rënë dakord, sikurse lojtari me klubi, por rrjedha ndryshoi “sa hap e mbyllë sytë”.

“Sky Sport.DE”, raporton se arsyeja e këtij dështimi, përkon me shqetësimet fizike të sulmuesit, kësisojë Asllani do kthehet te Hoffenheim.

Fillimisht, Leipzig kishte “kopsitur” 25 milionë euro për kartonin e “Dardanit”, sikurse kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2031, pra 5-vjeçare.

Mbetet e paqartë nëse Fisnik Asllani do vijoi te luaj edhe në edicionin 2026-2027 me Hoffeheim apo do kërkoj “strehë” të re.  

Poll

Lexo gjithashtu