Arijon Ibrahimovic do të jetë futbollisti i ri i Augsburg. Marrëveshja është arritur mes dy klubeve dhe sulmuesi pritet t’i bashkohet skuadrës së tij të re pasi të kryhen vizitat mjekësore, këtë mbrëmje.
Për shërbimet e futbollistit shqiptar, Augsburg ka rënë dakord për formulën e huazimin me të drejtën për ta blerë për 8 milionë euro në fundin e sezonit.
Kështu, 20-vjeçari do të vijojë të mbetet pjesë e elitës së futbollit gjerman, pranë Bundesliga, duke mbyllur kështu kapitullin me Bayern Munich.
Për herë të fundit, Ibrahimovic ishte huazuar në radhët e Heidenheim në ligën e dytë për nga rëndësia, ndërsa tashmë do të ketë mundësinë të provojë aftësitë e tij në një skuadër që në këto momente mban vendin e 3-të pas javës së parë në kampionat.
View this post on Instagram






