Harry Kane
Harry Kane i ofron “besnikëri” Bayern Munich. Sulmuesi ka pranuar ofertën e fundit nga klubi dhe në ditët në vazhdim do të hedhë edhe firmën mbi kontratë për të vazhduar deri në qershor të 2029-tës.
Në këtë mënyrë, si anglezi ashtu edhe Bayerni kanë zmbrapsur ofertat për një largim “hipotetik” duke qëndruar në një mendje sa i takon zgjatjes së këtij bashkëpunimi dhe për tre sezonet e tjera.
Ky zhvillim vjen edhe në një moment shumë të rëndësishëm për Kane që mbetet kandidaturë e fortë për të ngritur çmimin e “Topit të Artë” që do të jepet më 25 tetor, edhe pse gara është vërtetë e hapur mes tij, Lamine Yamal të Barcelonës dhe Ousmane Dembele të PSG-së.
View this post on Instagram






