Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

"Do të flasim verën e ardhshme", e ardhmja e Michael Olise mbetet në dyshim

Shkruar nga NEWSPORT
"Do të flasim verën e ardhshme", e ardhmja e Michael Olise
Michael Olise

E ardhmja e Michael Olise te Bayern Munich nuk është e garantuar për periudhën afatgjatë, pas deklaratave të bëra nga CEO i klubit bavarez, Jan-Christian Dreesen. Duke folur për situatën e anësorit francez, Dreesen u tregua i kujdesshëm duke u shprehur: "Në këtë biznes, të premtosh diçka është e vështirë. A do të jemi në gjendje ta mbajmë përgjithmonë? Do të flasim përsëri verën e ardhshme."

Megjithatë CEO konfirmoi se deri më tani nuk kanë marrë asnjë ofertë zyrtare dhe e cilësoi Olise si një lojtar shumë të rëndësishëm dhe "një magjistar në fushë", ai nuk e fshehu se mbajtja e një ylli të tillë mund të kthehet në një mision të ndërlikuar.

Nga ana tjetër, Real Madridi po e ndjek me vëmendje të madhe situatën e lojtarit, i cili ka kontratë deri në vitin 2029. Nëse klubet gjigante vendosin të trokasin për ta marrë francezin, marrëveshja mund të rezultojë e përmasave gjigante në merkato.

Poll

Lexo gjithashtu