Kanë përfunduar 5 ndeshjet e radhës të vlefshme për javën e parë të sezonit të ri në Bundesliga-n gjermane.
Ishte fillimisht Bayen Munich që ngriti siparin me fitoren 5-1 përballë Stuttgart, ndërsa sot kampionati është njohur me rezultate vërtetë surprizë.
Bayer Leverkusen është mposhtur në transfertë nga Elversberg me rezultatin 3-2. Humbje ka pësuar dhe Hoffenheimm po në transfertë ndaj Koln me të njëjtin rezultat.
Sakaq, Leipzig ka marrë fitore të pastër në shtëpi duke mposhtur 3-0 Borussia Monchengladbach. Në anën tjetër, sfida mes Union Berlin dhe Eintracht Frankfurt është mbyllur në barazimin 3-3. Po në barazim, pa gola është mbyllur Mainz – Paderborn.
Kujtojmë se prej orës 18:30 radhën do ta ketë Borussia Dortmund që pret në shtëpi Hamburger SV.






