Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

BUNDESLIGA/ Dortmund ia merr kreun Bayernit, Eintracht vazhdon oshilacionet, zhgënjen edhe Monchengladbach

Shkruar nga NEWSPORT
BUNDESLIGA/ Dortmund ia merr kreun Bayernit, Eintracht vazhdon oshilacionet,
Dortmund

Dortmund vijon ecurinë e mirë të rezultateve në Bundesliga-n. Verdhezinjtë ia kanë dalë të marrin një fitore minimale në transfertë përballë Stuttgart, 0-1, përmes golit të shënuar nga Beier. Me këtë sukses, ekipi i Niko Kovac merr përkohësisht kreun e klasifikimit me 12 pikë në total, dy më shumë se Bayerni ndjekës. 

Në ndeshjet e tjera, Borussia Monchengladbach është mposhtur nga Mainz, 3-4. Kjo ishte dhe humbja e katërt radhazi për bardhezinjtë që konfirmojnë dhe momentin e tyre të keq, vendi i fundit në tabelë me zero pikë.

Paralelisht, Hamburg ka fituar përballë Koln në shtëpi në shifrat 2-1, ndërsa Werder Bremer mposhti 3-2 Augsburg. E vetmja sfidë që përfundoi barazim rezultoi ajo mes Eintracht Frankurt dhe Freiburg, 2-2. 

 

 

 

Lexo gjithashtu