Jamal Musiala ka shkaktuar sërish shqetësim te Bayern Munich, pasi mesfushori është rrëzuar gjatë ndeshjes miqësore ndaj Heidenheim të fituar 4-2 nga bavarezët. Vetëm pak ditë pas momentit të frikshëm në sfidën kundër Leipzig, ku Musiala u ndje keq dhe u detyrua të largohej nga fusha, talenti gjerman ka përjetuar një tjetër episod shqetësues.
Musiala u aktivizua si zëvendësues në ndeshjen ndaj Heidenheim, por vetëm pak minuta pas hyrjes në fushë u rrëzua përsëri. Sipas raportimeve të Sky Sport, lojtari u shoqërua nga mjekët dhe më pas mundi të largohej nga fusha në këmbë. Ky është një moment që ngre pikëpyetje për gjendjen e 23-vjeçarit, sidomos pas episodit të së shtunës ndaj Leipzig.
Tashmë pritet të mësohet më shumë për gjendjen e tij dhe nëse do t’i nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme mjekësore. Bayern Munich dhe stafi i kombëtares gjermane do të ndjekin me kujdes situatën dhe për të parë nëse është një problem serioz apo thjesht për një episod kalimtar.
Die Sorgen um Jamal Musiala werden größer: Nur wenige Tage nach seinem Kollaps beim Telekom Cup gegen RB Leipzig ist der DFB-Kicker erneut zusammengebrochen.
— Sky Sport (@SkySportDE) August 18, 2026
Beim Testspiel gegen den 1. FC Heidenheim ging Musiala nur wenige Minuten nach seiner Einwechslung erneut zu Boden.… pic.twitter.com/p3aziEB4Ao






