Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

90 milionë euro në “pjatë”, Bayern Munich hidhet në sulm për yllin e Barcelonës

Shkruar nga NEWSPORT
90 milionë euro në “pjatë”, Bayern Munich hidhet
Dani Olmo & Pedri

Dani Olmo është preferenca e Bayern Munich në merkaton e ardhshme. Klubi gjerman ka vendosur të provojë shansin për yllin e mesfushës, ndërsa në Spanjë raportojnë edhe për ofertën fillestare.

Plot 90 milionë euro rezulton të jetë propozimi i parë i drejtuesve të Bayern në adresë të Barcelonës. Në anën tjetër, katalanasit nuk kërkojnë të nxitohen për t’u privuar nga një prej elementëve “kyç” të formacionit, pasi Hansi Flick e konsideron të pazëvendësueshëm. Madje, edhe nga ana e Olmos, një kërkesë për largim nuk është paraqitur, pavarësisht se këmbëngulja e bavarezëve qëndron për ta afruar në gjirin e tyre.

Kujtojmë se Dani Olmo ka qenë një profil i studiuar nga Bayern Munich edhe para se lojtari të transferohej te Barcelona, kohë kur aktivizohej për Leipzig në Bundesliga. Sakaq, forma e tij e jashtëzakonshme e bën Barcelonën të mos interesohet, së paku momentalisht për të dëgjuar oferta.

Lexo gjithashtu