Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Beteja” për trofeun e parë sezonal, SONTE luhet finalja e Superkupës së Europës PSG – Aston Villa

Shkruar nga NEWSPORT
“Beteja” për trofeun e parë sezonal, SONTE luhet finalja e
Finalja e Superkupës, PSG - Aston Villa

Futbolli europian rikthehet mbrëmjen e sotme me finalen e madhe të Superkupës së Europës mes Paris Saint-Germain dhe Aston Villas. Ndeshja e cila do të zhvillohet në Salzburg të Austrisë do të nisë prej orës 21:00.

Parizienët vijnë si kampionët në fuqi të Superkupës dhe do tentojnë me çdo kusht të shkruajnë të njëjtin skenar. Po ashtu edhe në radhët e anglezëve “jeton” i njëjti qëllim dhe me Unain Emery në stol besojnë te surpriza që mund t’i shkaktojnë kundërshtarit.

Kjo përballje pritet të dhurojë emocione të shumta, që përkon po ashtu dhe me nisjen zyrtare të sezonit europian 2026/27.

 

Poll

Lexo gjithashtu