Ukrainasi Oleksandr Usyk ka mposhtur Anthony Joshua në duelin që vendosi kampionin e ri për peshat e rënda në boks. Ukrainasi ka bërë një paraqitje më të mirë dhe pas 10 raundeve ka marrë pikët e gjyqtarëve, me botën që njeh kampionin e ri.
Ukrainasi ishte fantastik ndaj britanikut, që në shtëpinë e vet nuk ia del të mbrojë titullin e kampionit të botës. Me goditjen e fuqishme dhe potencën në ring, Usyk fitoi në shtëpinë e Joshua titullin botëror. Pas ndeshjes, Joshua tregoi se në raundin e fundit ai thuajse nuk shikonte nga një sy, me Usyk që është tanimë kampioni i ri i botës në WBA, WBO dhe IBF.