Borusia Dortmund interesohet për Emre Can. Kur duhen edhe dy ditë nga mbyllja e merkatos, skuadra gjermane do të tentojë deri në fund për të marrë mesfushorin e Juventusit.
Dortmund ofron 22 milionë euro, ndërsa bardhezinjtë kërkojnë të paktën 30 milionë euro për kartonin e tij dhe kjo ka bllokuar këtë trative.
Lidhur me blerjen e Can ka folur dhe drejtori sportiv i Dortmund, Zorc i cili ka konfirmuar interesimin për gjermanin.
“Nuk ka ngelur shumë kohë. Nuk është një sekret që po mendojmë për Emre Can edhe pse nuk kemi marrë ende asnjë vendim”, u shpreh Zorc në konferencën për shtyp.