Qendërmbrojtësi i Kombëtares Berat Gjimshiti foli për herë të parë pas ndeshjes me Milanin, ku Atalanta e tij u mposht në shtëpi nga “Djalli” 3-1. Në një prononcim për mediat italiane, 25-vjeçari rrëfeu se goli i parë i shënuar nga sulmuesi sensacional polak e acaroi për faktin se e kapi në befasi, por tani ai do ta harrojë atë moment dhe humbje për t’u përqëndruar te vazhdimi i sezonit të Atalantës dhe fushata eliminatore për EURO 2020.
“Me Milanin mund të bënim edhe më mirë, por le ta lëmë atë ndeshje, për të menduar për të rradhës. Piatek na barazoi dhe të them të drejtën, nuk e prisja që të godiste menjëherë drejt portës. U mundova ta ndaloja, por nuk ia arrita dhe kjo më ka bërë të nevrikosur me veten. Për momentin jam i fokusuar te Atalanta, në mars do të mendojmë për Kombëtaren”, u shpreh Gjimshiti.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.