Lushnja do të luajë ditën e nesërme sfidën e radhës në kampionat ndaj Ilirisë. Pas barazimit ndaj Turbinës, lagunarët do të presin në shtëpi Ilirinë për të qendruar pranë kryesuesve. Lushnja renditet në vendin e 3-të me 32 pikë dhe një tjetër hap fals do të shkëpuste më shumë me Apoloninë dhe Pogradecin që janë 4 pikë larg.
Për këtë takim trajnerin Gjyla do të ketë në dispozicion edhe sulmuesin Mikel Canka. Bomberi I skuadrës ka lënë pas dëmtimin dhe në ndeshjen e nesërme do të zbres si titullar. Ky është një rikthimi I rëndësishëm për Lushnjen pasi Canka është një nga lojtarët kyç të skuadrës.