Lewis Hamilton po mendon të tërhiqet nga garat e Formula 1. Piloti i Mercedes një javë më parë humbi titullin e 8 kampion bote në kthesën e fundit, teksa nisur nga ato që ndodhën në atë garë të Abu Dhabi, aksioneri kryesor i skuderisë gjermane ka pasur “bombën”.
Toto Wolf ka thënë se pas asaj që ndodhi dhe sezonit të shkëlqyer, piloti anglez ka menduar edhe të heqë dorë nga garat pas 7 titujt kampion, njëjtë sa Schumacher.
“Mënyra se si e humbëm titullin e bën të qartë se mund të humbasësh dashurinë për diçka. Pastaj fillon të pyesësh veten nëse e gjithë puna, djersa, lotët dhe gjaku që ke dhënë mund të zbulohet në të vërtetë dhe të sjellë performancën më të mirë në pistë, ose të humbasësh rastësisht.
Nuk do ta kapërcejmë kurrë dhimbjen dhe trishtimin që përjetuam të dielën. Dua të shpresoj se Lewis do të vazhdojë të luftojë, sepse ai është shoferi më i madh i të gjitha kohërave, tha Toto Wolf.