Skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka bojkotuar stërvitjen që ishte planifikuar të zhvillohej ditën e djeshme. Pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Goga Basket, situata duket se është alarmante në kampin shkodran dhe këtë e kanë pranuar vetë lojtarët dhe trajneri Fatjon Taraboshi.
Arsyeja se pse lojtarët kanë vendosur të bëjnë “bllokadë” kanë qenë ulja e pagesës sipas tyre e trajtimit ushqimor mujor. Ultimatumi nga ana e këtyre të fundit kan qenë i prerë, nuk do të heqin dorë nga bojkoti derisa drejtuesit të marrin masat dhe flasim për zgjidhjen e këtij problemi.