Ish-kapiteni i Skënderbeut dhe së shpejti opinionist sportiv pranë “Super Sport”, Bledi Shkëmbi, ka zbuluar gjatë orëve të fundit shokun e tij më të mirë. Ai nuk është futbollist dhe nuk merret me ndonjë sport siç ndodh rëndomë, por është këngëtar dhe kantautor.
Bëhet fjalë për Flori Mumajesin, i cili ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen, ndërsa nuk ka munguar komenti i Bledi Shkëmbit, i cili ka zbuluar dhe një pjesë të miqësisë që kanë së bashku.