Bledar Devolli ka folur pas fitores 1-0 kundër Kamzës. Trajneri i Kastriotit deklaroi për mikrofonin e Supersport:
“Jam i lumtur për djemtë, jam i lumtur për fitoren sepse ishim përballë një rivali direkt. E kisha thënë para ndeshjes që t’i jepnim një grusht kundërshtarit. Kemi berë gjithçka mirë. Pjesën e dytë, u futëm pak në panik sepse humbisnim dylutime. Megjithatë mund ta kishim mbyllur ndeshjen më shpejt. Megjithatë jam i lumtur për fitoren dhe gjithashtu i keqardhur për Kamzën. Presidentin dhe ekipin e kam në zemër. Falë presidentit të Kamzës jam këtu sot.
Nuk është se u tërhoqëm. Nuk e bëmë presingun ashtu si duhet. Humbëm topa shumë të thjeshtë dhe kështu që humb cilësia. Por, prap kishim mundësi për ta bërë golin më shpejt. Duhet të mësojmë dhe të vuajmë. Duhet t’i japim dorën edhe kundërshtarit.
E kam thënë që këtë punë duhet ta bësh dhe me pasion, e jo vetëm lek lek. Unë punoj në stërvitje gjithë javën. Çdo stërvitje është me seriozitet. Ndeshja luhet për tifozët. Megjithatë jemi të detyruar të punojmë në heshtje. Nëse ka mundësi t’i bëjmë ndeshjet në Elbasan, do të tregonim futbollin që ne dimë të luajmë”, përfundoi ai.