Ekipi i Laçit ka arritur të fitojë ditën e sotme teksa ka mundur me rezultatin 0-2 skuadrën e Turbinës, takim i vlefshëm për të turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Kjo ndeshje u zhvilluar në Kamzë dhe rezultati u vulos në pjesën e parë. Taubate dhe Biba ishin dy futbollistët që shënuan për skuadrën e drejtuar nga Marcelo Troisi.
Ndeshja e kthimit do të luhet në Kamzë dhe kurbinasit janë shumë pranë kualifikimit për në fazën tjetër.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.