Tirana-Partizani është supersfida e javës së 24-të në Kategorinë Superiore. Një derbi që pritet me shumë interes nga të dyja tifozeritë përkatëse.
Tirana vjen në këtë takim si kryesuese e kampionatit dhe pas fitores ndaj Kukësit kërkon fitoren e dytë radhazi në derbi. Nga ana tjetër Partizani vjen nga një barazim me Bylisin dhe sot kërkon të reagojë për të hyrë në “valle” për titullin kampion pasi diferenca mes dy ekipeve është vetëm 6 pikë.
Kjo ndeshje ka një interesim të jashtëzakonshëm nga tifozët dhe janë shitur afërsishtë rreth 19 mijë bileta. Një numër që pritet të rritet akoma më shumë deri në startin e sfidës dhe biletat janë drejt fundit. Biletat mund të blihen në:
1. Biletaria “Selman Stërmasi” 09:00-19:00
2. Dyqani FSHF tek “Rruga Elbasani” 10:00-18:00
3. Biletaria në krah të Neptun “9 Katëshet”
4. Ish-Fusha Aviacionit godina 14-15 “All in One”.