Asambleja shkarkoi Viron Bezhanin nga kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Bezhani është i ftuar në Pressing te Abc News, ku foli pikërisht për këtë temë. Ai pohoi se ka dy vjet që ndodhin gjëra të paligjshme, duke sqaruar gjithçka.
“Në Shqipëri çdo gjë ndodh. Unë mund të iu them se ka dy vjet që ka paligjshëmëri totale te sekretaria. Të gjithë janë në prokurori. Kërkuan që të bëjnë asamble me 15 shtator, e anulluan. Banda Bello mori masa dhe e anulloi.
Lajmërova Asamblenë Statutore me 13 dhjetor. Nuk ranë dakord dhe kërkuan dy data. Komisioni zgjodhi vetveten dhe gjithçka kishte përgatitur për veten e vet. Ne vendosëm se çdo gjë do ndodhë në Asamble, ndërsa ata e bënë Online. Lekët ku shkuan? Unë nuk i kam marrë. Është kryesia që bashkëpunonte. Unë nuk ia lej fajet njeriu ” – tha Bezhani.