Agim Ibraimi do të jetë mungesa e madhe e Kukësit në sfidën ndaj Laçit që do të luhet në orën 16:00. Sulmuesi është I pezulluar me kartona e për këtë arsye nuk do të ketë mundësi të zbresë në fushë. Në një prononcim për “Gol pas Goli”, Ibraimi u shpeh:
“Jam këtu për të mbështetur skuadrën moralisht që është shumë e motivuar për këtë ndeshje. Laçi ka një skuadër të mirë dhe bën një lojë shumë të mirë. Laçi dhe Kukësi janë dy skuadrat që kanë 5 fitore në këtë kampionat dhe unë besoj te fitorja. Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë dhe nuk kemi shumë vazhdimësi dhe mendoj se Kukësi do të jetë aty ku duhet”.
Çfarë ka thënë Gjici? “Presidentin e kemi shumë të mirë dhe na mbështet shumë. Pas humbjeve është pak I zhgënjyer dhe presidentin e ka shpirtin luftarak si të gjithë kukësian. E kemi parë 3 herë vetëm këtë sezon presidentin. Ndeshjen do e shikoj me drejtorin në tribunë pasi në stol nuk lejohet”.
E ardhmja? “Nuk kemi folur ende për rinovim, por edhe nëse vijmë deri aty do të gjejmë gjuhën e përbashkët. Dua të ndihmoj lojtarët e rinj që janë me shumë perspektiv për të ardhmen”.