Ish-kapiteni I Kombëtares, Besnik Hasi aktualisht drejton skuadrën e Al-Raed FC. Ish-mbrojtësi ka pasur një karrierë të pasur si lojtar, por edhe si trajner duke drejtuar ekipe si Olimpiakosi, Legia Varshava apo edhe Anderliecht.
Në një prononcim për “KTV”, Hasi u shpreh është gati të drejtojë Kosovën nëse do të jepej mundësia dhe e ka vlerësuar maksimalisht skuadrën për paraqitjet që ka bërë në fushën e lojës.
“Me Kosovën nuk kam pasur kontakt asnjëherë, të paktën nga ana ime nuk ka pasur asnjëherë. Kosova ka një trajner të shkëlqyer që ka bërë punë të madhe me ekipin e Kosovës. Në futboll gjithmonë je i varur nga momenti se je i lirë ti apo a kërkohet profili juaj. Janë disa parime, por dëshira është gjithsesi e pranueshme për mua. Nëse vjen ai moment, ishalla vjen, gjithnjë do të jem i gatshëm”, ka thënë Hasi.