Besëlidhja ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 kundër Shkumbinit, ndeshje e vlefshme për javën e gjashtë të Kategorisë së Parë. Pjesa e parë është mbyllur me shifrat e bardha 0-0, ndërsa në të dytën lezhianët hyjnë në lojë më të karikuar.
Në minutën e 52-të të takimit, Kamara kalon vendasit në avantazh. Goli i jep zemër lezhianëve që 4 minuta më pas arrijnë të dyfishojnë rezultatin me Edmond Hoxhën. Kaq ka mjaftuar për këtë sfidë, me Besëlidhjen që ngjitet në vendin e dytë me 12 pikë, 1 më pak se Korabi i vendit të parë. Ndërsa Shkumbini mbetet në vendin e gjashtë me 8 pikë.