Futbollisti shqiptar që luan në Australi, Besart Berisha, e ka filluar me gol sezonin e ri në Australi me ekipin e Melburn Victory.
Në ndeshjen e Kupës së Australisë të zhvilluar sot, Melburn Victory ka fituar 1-3 ndaj Neëcastle Jets, duke u kualifikuar në fazën tjetër.
Berisha shënoi golin e parë të Melburnit që në minutën e 5-të të takimit.