Kylian Mbappe iu nënshtrua testit të Koronavirus ditën e sotme pasi kishte dy ditë i sëmurë dhe nuk stërvitej me ekipin. Tashmë është bërë e ditur se sulmuesi i PSG ka dal negativ ndaj virusit COVID-19.
Lajmi për rezultatet e testit është bërë i ditur nga L’Equipe të cilët ishin po ashtu edhe media që nxori njoftimin për kryerjen e testit nga Mbappe. Rezultati i sotëm është një lehtësim për skuadrën e PSG dhe jo vetëm. Megjithatë Mbappe ka shumë pak shanse që të luajë në Champions League ndaj Dortmund.