Ndodh edhe kështu. Trajneri i skuadrës së Libertad Ascunsion, Leonel Alvarez është shkarkuar nga puna jo për rezultate negative, por për një skandal seksual. Ai kishte bërë seks me 4 nga bashkëshortet e futbollistëve të skuadrës së tij, si dhe me gruan e drejtorit sportiv.
Leonel Alvarez u pushuar menjëherë pas ndeshjes kundër Universidad Catholia, teksa u kap “mat” me modelen Claudia Sampero, bashkëshortja e lojtarit Edgar Benitez. Klubi doli në njoftim për shtyp ku bëri me dije që ai ishte pushuar për shkak mosmarrëveshje, por mediet në Amerikën Latine zbuluan të vërtetën duke nxjerrë në shesh skandalin seksual. /Newsport.al/