Ansi Agolli është përzgjedhur në formacionin e javës në Azerbajxhan. Ish-lojtari i Tiranës në takimin e javës së fundit ka zhvilluar një performancë shumë të mirë dhe në këto kushte ka bërë që të jetë me 11 futbollistëve më të dalluar.
Qarabag ka zhvilluar duelin me Keslen dhe ka përfunduar me rezultatin e thellë 5-1. Edhe pse në një moshë të madhe, tashmë i ka 36 vjeç mbi supe, mbrojtësi i majtë nuk di të ndalet. Në këtë sfidë Agolli i ka luajtur të gjitha minutat.