Italia është një nga vendet më të prekura në botë nga virusi vdekjeprurës, Covid 19. Mijëra të infektuar ku numri i viktimave rriteta dita-ditës. Pikërisht për situatën në të cilën gjendet shteti fqinj, ka folur Berat Gjimshiti.
Futbollisti i Kombëtares sonë luan për Atalantën në Bergamo, vendi më i prekur në Itali nga Coronavirusi. Fatmirësisht lojtari ynë nuk është infektuar nga ky virus dhe në një intervistë të dhënë për “Tuttomercatoëeb”, ai ka rrëfyer se bashkëshortja e tij, Alisa ka nisur të dhurojë maska falas.
“Personalisht duhet të them që po e përjetoj këtë situatë si gjithë të tjerët, është një gjë e re që po i vë të gjithë në vështirësi, por besoj se njerëzit në Bergamo dhe në të gjithë Italinë janë të fortë dhe do të ngrihen përsëri.
Ne jemi në një fazë në të cilën ka ende shumë raste që të prekurish që konfirmohen. Shpresojmë të kalojë së shpejti sepse kjo do të sillte një përmirësim të situatës së përgjithshme të infeksioneve. Ideja lindi kur Alisa pa situatën këtu në Bergamo, që shumë njerëz po kërkonin maska dhe nuk mund t’i gjenin.
Ajo më pas nisi t’i prodhojë ato falas. Ia dërgon ato, atyre që kanë më shumë nevojë dhe nuk mund t’i blejnë. Mesazh për tifozët? Nuk janë të nevojshme shumë fjalë, unë thjesht them këtë: Mos u dorëzoni, ne do t’ju shohim së shpejti në stadium dhe do të festojmë së bashku”, tregoi lojtari ynë i Kombëtares.