Beppe Marotta, Drejtori Sportiv i Interit ka folur hapur. Në një intervistë të dhënë për Sky Sports, Marotta ka folur ndër të tjera edhe për dyshën Icardi-Nainggolan, duke thënë se ata nuk do të jenë pjesë e Interit në projektin e tyre për sezonin e ardhshëm.
“Duhet transparencë dhe qartësi. Icardi dhe Nainggolan janë lojtarë të atlentuar, por kjo nuk mjafton. Ata nuk bëjnë pjesë në projektit tonë, këtë e them me transparencë dhe me respekt. Icardi është në merkato, por ne do të respektojmë akordet e kontratës”, ka thënë Marotta.