Mbrëmjen e djeshme Karim Benzema ka shënuar golin e fitores për Real Madridin ndaj Huesca-s në minutën e 90 të takimit (3-2).
Mirëpo, ky gol ka edhe një peshë personale në kampionatin spanjoll për sulmuesin. Madje diçka të tillë nuk kanë mundur ta bëjnë as Cristiano Ronaldo me Lionel Messin.
Francezi është përballur me 34 skuadra të ndryshme në La Liga dhe ka arritur t’u shënojë të gjithave. Ronaldo është përballur me 33 skuadra dhe u ka shënuar 32 ekipeve. Në anën tjetër Messi, nga 40 skuadra, ka arritur t’u shënojë vetëm 37 prej tyre.