Sapo ka përfunduar ndeshja mes Romës dhe Empolit, e vlefshme për 19 vjeçarët (3-1).
Pratelli realizon autogol në minutën e 58-të, por për të rikuperuar gabimin e shokut të tij te Empoli, mendon lojtari shqiptar. Bëhet fjalë për Kristjan Asllani, i cili realizon në të 67-shën. Mesfushori shqiptar gjen mirë rrjetën, duke mposhtur portierin kundërshtar.
Kujtojmë që Asllani ka qënë i ftuar nga ekipi i parë në Kupën e Italisë, në atë humbje të Empolit me Napolin, me shifrat 3-2. Ai u aktivizua në minutën e 85-të.
Djaloshi 19 vjeçar është mjaft i talentuar dhe premton shumë për të ardhmen. Kujtojmë që bëhet fjalë për një lojtar që ka qënë pjesë e Kombëtares U-19.