Marc Wilmots është shkarkuar pas përfundimit të kampionatit Europian nga kombëtarja belge, ndërsa për afro një muaj skuadra nuk kishte trajner. Kur duhen edhe 30 ditë nga ndeshjet e para eliminatore të Botërorit Rusi 2018, federata belge e ka bërë më në fund zgjedhjen.
Nga sot, Roberto Martinez është trajneri që do të pasojë Wilmots. Trajneri spanjoll ishte i papunë që nga maji i këtij viti, pasi u shkarkua nga posti i trajnerit të Everton në Premier League. Ai ka nënshkruar kontratën për dy vjet, me qëllim kualifikimin në Botëror.