Bekim Balaj po kalon një formë shumë të mirë në kampionatin austriak me skuadrën e tij, SK Sturm Graz. Në këto momente është mbyllur edhe pjese e parë e takimit (1-0), dhe sulmuesi kuqezi ka arritur që në minutën e 30-të ta dërgojë topin në fundin e rrjetës, duke i dhënë edhe këtë fitore skuadrës së tij në pjesën e parë.
Ndërkohë, Balaj është grumbulluar edhe nga trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, për ndeshjet e Euro 2020-të ndaj Francës në muajin shtator. Mbetet për t’u parë deri në fundin e takimit, nëse Balaj do jetë vendimtar për skuadrën e tij, duke i dhënë 3 pikëshin. Për momentin, Sturm Graz renditet në vendin e 4 në tabelën e klasifikimit me 12 pikë të grumbulluara në 6 ndeshje.