E karakterizon gjithmonë sensi i humorit duke justifikuar edhe prejardhjen e tij nga Shkodra. Bekim Balaj, sulmuesi i njohur i kombëtares shqiptare ka bërë batutën e vitit përmes një postimi në rrjetet sociale.
Megjithëse këtë herë nuk qe grumbulluar me kuqezinjtë ai mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të përfaqësueses sonë. Shpesh herë ka qenë protagonist i lajmeve rozë dhe me sa duket Bekimi shkodran nuk ka ndërmend të "mblidhet" e thënë në gjuhën popullore.
Në foton e postuar nga ai shkruhet: "Të martohesh në moshën 21-23 vjeçare... është njësoj si të largohesh nga party në orën 20:30", teksa etiketon edhe dy shokët e tij Odise Roshin dhe Bernard Berishën. 26-vjeçari është "shkrirë gazit" nga kjo dhe me sa duket edhe për disa kohë ai do të vijojë të jetë beqar, sigurisht nga ana ligjore...
[gallery size="full" columns="1" ids="170685"]